Shtimi në peshë për disa është pikësynim, ndërsa për të tjerë një “dhimbje koke”.
Të ushqyerit pa kriter, jo shëndetshëm dhe pa pasur një rutinë të caktuar nuk e ndihmon organizmin. Por, a e dinit që edhe profesioni ndikon në shtimin e peshës?
Më poshtë gjeni disa nga profesionet që ndikojnë në peshën tuaj.
Agjent udhëtimi – Këta njerëz duhet të bëjnë gjithçka që të kënaqin klientët gjatë planifikimit të një udhëtimi. Përveçse mund të kenë shije krejt të ndryshme nga klientët, duhet të qëndrojnë ulur për disa orë.
Avokatët e gjyqtarët – Në këtë fushë, stresi është gjëja më e zakontë. Të ushqehesh vetëm për të larguar gjendjen e stresit është një praktikë e zakonshme në ktë profesion.
Punonjësit socialë – Në këtë rast, orët e qëndrimit ulur ndikojnë më tepër se gjithçka. Shpesh herë, punonjësit socialë, edhe ushqimin e hanë duke punuar, ulur, përpara kompjuterit.
Mësuesit – Mësuesit ndonjëherë ulen në tavolinat e tyre gjatë dhënies së leksioneve dhe gjithashtu bëjnë punën e tyre administrative gjatë duke qëndruar ulur. Por duke qenë se në klasë ka shumë nxënës apo studentë mësuesit duhet të mbajnë nën kontroll situatën.
Puna në administratë – E dini të gjithë që puna në administratë nuk të bënë të lëvizësh nga vendi. Stresin nuk po e përmendim sepse ndryshe nga e njëjta punë në vendet jashtë, këtu nuk jemi të sigurt nëse punonjësit e administratës stresohen.
Policët – Thuhet se ky është profesioni më stresues nga të gjithë prandaj ushqimi është thjeshtë mënyrë për të luftuar stresin.