Bayern Munich po përgatitet për një rikthim të shumëpritur në portë. Bëhet fjalë për “gardianin” e bavarezëve Manuel Neuer.
Portieri mungoi për një vit në portën e Bayernit për shkak të një dëmtimi i cili i mori shumë kohë deri në rikuperim. Së fundmi, thuhet se Neuer është gati të zbresë në fushë me kampionët e Gjermanisë.
Ai pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës të bavarezëve kundër Darmstadt.