Johan Zarco është fituesi i çmimit të Madh të Australisë. Piloti i Pramac Racing regjistroi fitoren e tij të parë në garën në MotoGP pasi shoku i tij i skuadrës dhe pretendenti i kampionatit Horge Martin humbi kreun në xhiron e fundit.
Gara u mbajt këtë të shtunë pasi organizatorët e MotoGP e ndryshuan atë me sprintin për shkak se priteshin kushte atmosferike të këqija në ditën e garës. Për herë të parë gara u zhvendos në vitin 2015, me Çmimin e Madh të Holandës.
Horge Martin humbi terrenin me kreun pas një gabimi në xhiron e fundit, për tu larguar edhe nga podium. Spanjolli lejoi Bagnaia për tu ngjitur në vendin e dytë, ndërsa Di Giannantonio u rendit i treti. Horge Martin përfundoi i pesti pas Brad Binder për tu distancuar me 27 pikë nga Bagnaia që gjendet në krye të renditjes së pilotëve.