Ndeshja Belgjikë-Suedi, e ndërprerë pas 45 minutave të para, nuk do të riluhet. Ky ka qenë vendimi i UEFA-s.
Ndeshja u ndërpre për arsye sigurie pasi dy tifozë, të veshur me fanella të Suedisë, u qëlluan për vdekje, ndërsa një tjetër u plagos rëndë.
UEFA ka njoftuar se ndeshja nuk do të riluhet më dhe rezultati i pjesës së parë, 1-1, do të nënshkruhet zyrtarisht si rezultat final.
Gjithashtu UEFA deklaroi se rezultati i ndeshjes nuk do të ndikonte për asnjërën palë, pasi Belgjika tashmë është kualifikuar matematikisht.