Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Jerusalem për takimet e tij me zyrtarët izraelitë.
Blinken do të takohet me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe liderin e opozitës Yair Lapid.
Një takim është planifikuar edhe me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Isaac Herzog, gjatë vizitës së tij në vend.
Në përgjigje të sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, Izraeli formoi një qeveri emergjente dhe kabinet për menaxhimin e luftës.