Marrja e vitaminave dhe mineraleve nga ushqaimi dhe rrezet e diellit është gjëja më e mirë që ne bëjmë për shëndetin. Por, kjo nuk do të thotë se gjithmonë kur marrim vitamina dhe suplemente, i sjellim përfitime organizmit.
Gjëja e parë që duhet të pyesni veten kur vendosni të merrni vitamina është nëse keni vërtetë nevojë për ato apo jo, pasi shumica e njerëzve i marrin nga ushqimet dhe nuk nevojiten stimulantë shtesë.
Çfarë duhet të kërkoni tek një multivitaminë?
Nëse vendosni të merrni një multivitaminë, zgjidhni ato që vijnë në një shishe në xhami të errët ose plastikë që bllokon rrezet e diellit. Sigurohuni që nuk përmbajnë sheqer shtesë dhe vitamina të tretshme në yndyrë. Më e mira është të merrni vitaminat nga burimet natyrore, pasi vitaminat dhe suplementet e prodhuara në mënyrë sintetike mund të mos veprojnë në të njëjtën mënyrë në trupin tuaj.
Multivitaminat ndihmojnë në marrjen e vitaminave thelbësore që ju nevojiten. Nëse jeni mbi 50 vjeç, rreziku për osteoporozë rritet. Ndaj në këtë periudhë marrja e suplementeve me vitaminë D mund të jetë e nevojshme.
Pse marrja e multivitaminave mund të jetë e dëmshme? Nuk është gjithmonë e këshillueshme që të merret më shumë se 100% e dozës së rekomanduar. Kjo pasi trupi nuk mund të përpunojë ose përdorë gjithmonë një sasi më të lartë ditore nga sa ka nevojë.