Ish-Presidenti Ilir Meta së bashku me koordinatoren Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseda Shehaj në një konferencë për mediet bënë publike fakte të reja lidhur me aferën e inceneratorëve.
I pyetur se sa afat i kanë lënë SPAK për të reaguar, Meta tha se kanë durim dhe do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.
Meta: Nuk ju kemi zhgënjyer. Kur kemi nxjerrë dokumente, kemi nxjerrë me numra llogarie veprime të faktuara. Nuk është vetëm bashkia e Tiranës që është kokë e këmbë. Ne kemi gjithë durimin dhe vendosmërinë që t’i shkojmë gjithë aferës së djegësave deri në fund. Çdo tolerim është një tradhti kombëtare. Në këtë mënyrë do toleronim shkatërrimin e shtetit. Kjo është një histori që do shkojë deri në fund me prova dhe fakte. Kush do t;i shkojë në fund këtij procesi në mënyrë të ligjshme, duhet të bëjë detyrën e tij. Kush mendon se kjo aferë do harrohet do zhgënjehet dhe gabon shumë rëndë. Kjo aferë nuk mund të fillonte pa angazhimin e Ramës dhe të vazhdonte në këtë mënyrë katastrofike.
Përpara gazetarëve Meta u shpreh se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me ta lidhur me ֛çështjen e ineneratorëve