Lufta e nisur mes Hamasit dhe Izraelit ‘ka detyruar’ Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken që të vizitojë vendet e futura në konflikt. Antony Blinken ka zbritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv. Ai do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, anëtarët e qeverisë dhe presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
Sipas raportimeve të mediave, Blinken do të shohë gjithashtu familjet e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi dhe të dërguar në Gaza. Sipas informacioneve, ditën e nesërme Blinken do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Abu Mazen.