Shetet e Bashkuara të Amerikës po bisedojnë me Izraelin dhe Egjiptin për kalimin e sigurt të civilëve të Gazës, në një kohë që Izraeli vazhdon të godasë në kundërsulm palestinët.
“Ne jemi të fokusuar në këtë çështje, po zhvillohen konsultime,” u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.
Sullivan nuk dha detaje të tjera, duke thënë vetëm se diskutimet midis agjencive operacionale janë në vazhdim. Deri tani ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 900 palestinezë janë vrarë dhe deri në 4,600 janë plagosur që nga nisja e sulmit nga militantët e Hamasit.