Zjarri i rënë në njërin nga parkingjet e terminalit të aeroportit Luton në Britaninë e Madhe, ka bërë që të anulohen të gjitha fluturimet. Mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në aeroport derisa zjarrfikësit kanë punuar për të shkuar flakët.
Shërbimi zjarrfikës njoftoi se në parkingun e makinave mund të kenë qenë rreth 1200 automjete, të cilat janë dëmtuar. Katër zjarrfikës dhe një anëtar i stafit të aeroportit u dërguan në spital, për shkak të asfiksisë nga tymi.
Pamjet e shpërndara në internet tregojnë flakë të mëdha dhe tym që fryn nga kati i fundit i ndërtesës. Aeroporti Luton i Londrës është aeroporti i pestë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar pas Heathrow, Gatwick, Manchester dhe Stansted, duke transportuar më shumë se 13 milionë pasagjerë në 2022.