Afganistani është goditur nga një tjetër tërmet në vetëm pak ditë. Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi vendin rreth 28 km në veri të qytetit të Heratit. Më shumë se 100 u plagosën dhe u dërguan në spital.
Agjencitë e ndihmës kanë bërë të ditur se situata në Afganistan është shumë e rëndë. Banorët shprehen se tanimë shpresat janë shuar.
Vendi tashmë po përballet me një krizë humanitare për shkak të një reduktimi të ndjeshëm të ndihmës së huaj nga vendet perëndimore që nga marrja e pushtetit nga Talibanët në vitin 2021. Organizatat humanitare po e kthejnë vëmendjen edhe te dimri që po afrohet, për të cilin paralajmërojnë se është një shqetësim i madh.
Disa ditë më parë një tërmet me magnitudë 6.3 goditi Afganistanin duke shkaktuar mbi 2 mijë viktima dhe mijëra të plagosur.