Policia e San Franciskos ka qëlluar për vdekje një burrë që përplasi makinën e tij në konsullatën kineze.
Sipas policisë viktima nuk është identifikuar.
Mjeti i tij tip Honda blu u afrua drejt konsalltës kineze dhe u përplas me murin, teksa shumë njerëz u larguan me vrap.
Një deklaratë e konsullatës dënoi incidentin, duke shtuar se ai përbënte një “kërcënim serioz” për sigurinë e stafit të saj dhe njerëzve të tjerë në vendngjarje.