Luftimet brenda Izraelit me militantët e Hamasit vazhdojnë. Kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua të përdorë “forcën e madhe” kundër grupit militant. Ai paralajmëroi se hakmarrja e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit sapo ka filluar. Ai konfirmoi se brenda Izraelit ndodhet një grup militant i armatosur.
Deri tani të paktën 900 vetë janë vrarë në Izrael që nga sulmi i papritur i të shtunës. Pas kundërpërgjigjes së Izraelit, në Gaza kanë vdekur të paktën 700 persona, mes të cilëve mbi 140 fëmijë, ka raportuar ministra e Shëndetësisë atje. Mbi 3000 të tjerë janë plagosur.
Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se të paktën 11 amerikanë janë vrarë në konfliktin Izrael-Hamas, ndërsa 10 britanikë janë konfirmuar deri më tani të vdekur ose të zhdukur. Hamasi pretendon se ka rrëmbyer të paktën 130 vetë.