Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe do të takohen të mërkurën për të diskutuar “agresionin izraelit në Rripin e Gazës”. Lajmi është njoftuar nga blloku rajonal.
“Takimi i jashtëzakonshëm në Kajro do të kërkojë të gjejë rrugët e veprimit politik në nivel arab dhe ndërkombëtar pasi Izraeli vazhdon të godasë Gazën”, tha në një deklaratë nënkryetari i Ligës Arabe Hossam Zaki.
Mëngjesin e së shtunës grupi militant palestinez i Hamasit sulmoi Izraelin. Raketat kanë vrarë deri tani mbi 1300 persona, në Izrael dhe në Rripin e Gazës.