Piloti i Red Bull, Max Verstappen fitoi titullin e tij të tretë kampion bote në Formula 1. Holandezi e arriti këtë sukses ndërsa ishte ende duke garuar, pasi shoku i skuadrës Sergio Perez doli jashtë piste gjatë garës së Çmimit të Madh të Katarit.
Meksikani duhej që ta mbyllte konkurrimin në tri vendet e para, që ta mbante të hapur garën për titull.
Ai e nisi nga vendi i tretë por përfundoi në të 11-tin e më pas pësoi një aksident me makinën Alpine të Esteban Ocon. Makina e tij Red Bull më pas ngeci, me Perez që doli jashtë. Holandezi tregoi emocionet për këtë sukses të arritur për here të tretë radhazi.
‘Mendoj se askush nuk e priste brenda skuadrës, që do të kishim një sezon të tillë me shumë suksese. Ne jemi shumë krenarë për arritjet tona ashtu si dhe unë jam shumë krenar, që ulem këtu dhe po flas për titullin kampion. Ëndrra ime ishte të garoja në Formula 1, të fitoja ndonjë garë ose të isha në podium. Është e pabesueshme ta fitosh titullin kampion tre herë’, u shpreh kampioni i Formula 1.
Holandezi vlerësoi skuadrën për punën në makinë, që sipas tij ka qenë e jashtëzakonshme dhe i ka dhënë mundësi që në shumë pista të jetë dominuese.