Mbi 2.000 njerëz kanë vdekur pas tërmetit të regjistruar ditën e djeshme në Afganistan. Sipas mediave vendase, shifra e viktimave mund të rritet pasi shumë persona rezultojnë të zhdukur.
Sipas Shërbimit Gjeologjik, tërmeti ishte me magnitudë 6.3 dhe ra në veri të Afganistanit dhe epiqendra ishte rreth 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit.
Lëkundjet e para u pasuan nga tre pasgoditje të forta, me magnitudë 6.3, 5.9 dhe 5.5.
Në qershor të vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm goditi Afganistanin lindor duke vrarë të paktën 1,000 njerëz dhe duke plagosur rreth 1,500 të tjerë, por tërmeti i fundit duket se do të hyjë në historinë e Afganistanit si më vdekjeprurësi në dy dekadat e fundit.