Edhe pse e burgosur, Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2023 Narges Mohammadi për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe luftën e saj për të promovuar të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë. Lufta e saj e guximshme ka ardhur me kosto të jashtëzakonshme personale.
Nën moton “Gruaja-Jeta-Liri”, e përdorur disa herë në shumë protesta të mbajtura në Iran, regjimi e ka arrestuar Narges Mohammadi 13 herë dhe e ka dënuar me 31 vjet burg.
Nga burgu ajo ka thënë:
“Sa më shumë prej nesh të burgosen, aq më të fortë bëhemi. Nga robëria, unë, Mohammadi, kam ndihmuar që protestat të mos kenë përfunduar’’.