Çmimi Nobel në Letërsi i është dhënë Jon Fosse për “dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënshmes”.
Fosse, 64 vjeç, ka lindur në bregun perëndimor të Norvegjisë. Vepra e tij përbëhet nga rreth 40 drama, si dhe një numër romanesh, poezish, ese, libra për fëmijë dhe përkthime.
Komiteti lavdëroi stilin e autorit, i cili është njohur si “minimalizmi fosse”.
“Fosse paraqet situata të përditshme që njihen në jetën tonë. Reduktimi radikal i tij i gjuhës dhe veprimi dramatik shpreh emocionet më të fuqishme njerëzore të ankthit dhe pafuqisë në termat më të thjeshtë”, tha komiteti.