Disa zbulime nga SHBA dhe Britania e Madhe kanë treguar se të bërtiturat ndaj fëmijëve mund të jenë po aq të dëmshme sa abuzimi seksual ose fizik. Studimi i kryer i ka bërë thirrje prindërve të shmangin abuzimin verbal të fëmijëve.
Toni i lartë i zërit dhe përmbajtja kishin një ndikim negativ te fëmijët. Baballarët, nënat dhe mësuesit janë personat që kanë më shumë ndikim në sjelljen e fëmijëve.
Disa nga efektet e abuzimit verbal mund të zgjasin gjithë jetën e një fëmije dhe mund të krijojnë efekte emocionale dhe psikologjike. Ndërsa këto të fundit sjellin pasoja të tjera për fëmijët, siç janë: obeziteti, rritja e zemërimit, keqpërdorimi i substancave, depresioni dhe vetëdëmtimi.
Aktualisht, katër kategori përfshijnë abuzimin e fëmijëve: abuzimi fizik, abuzimi seksual, abuzimi emocional dhe neglizhenca.