Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se Milan Radoiçiç është arrestuar sot dhe i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.
“Më 3 tetor 2023, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet tjera të Milan Radoiçiqit, i cili do të mbahet deri në 48 orë”, njofton ministria serbe.
Radoiçiç është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal. Ish-kreu i Listës Serbe akuzohet si organizator dhe pjesë e sulmit ndaj policisë në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku.