Vala e të nxehtit ka shkaktuar zjarre në të gjithë juglindjen e Australisë. Rreth 640 zjarrfikës po luftojnë me zjarret të cilat pritet të shuhen në orët në vijim falë ndryshimit të kushteve atmosferike.
Deri më tani janë djegur rreth 17 mijë hektarë tokë pasi temperaturat shënuan 37 gradë celsius në pjesën lindore të rajonit Gippsland të shtetit Victoria. Flakët më pas, në disa zona të vendit janë favorizuar edhe nga era e fortë.
Por lajmi i mirë është se shteti i Victorias pritet të vendoset nën ndikimin e një sistemi frontal i cili do të sjellë shira në të gjithë zonën e cila aktualisht po digjet nga flakët.