Qendërmbrojtësi koreano-jugor, Kim Min-Jae u transferua gjatë merkatos së verës te Bayern Munich për 50 milionë euro.
Legjenda e mesfushës bavareze, Lothar Matthaus ka dhënë një koment mbi “aventurën” e deritanishme të Kim. Ai e ka cilësuar atë një faktor pasigurie për bavarezët.
“Kim nuk është ende aty ku shpresonim të ishte. Ai është një faktor pasigurie te Bayerni, i duhet akoma kohë për t’u përshtatur në Bundesliga. Nuk kam asgjë personale ndaj lojtarit, por ai nuk është ende në lartësinë e pritshmërive”, u shpreh Matthaus në lidhje me 26-vjeçarin.