Një çati kishe u shemb gjatë meshës së të dielës në një qytet verior meksikan duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur 40 të tjerë. Vijojnë kërkimet për 30 persona të tjerë që besohet se janë të bllokuar nën rrënoja.
Emergjencat dhe personeli i kërkim shpëtimit punoi për orë të tëra në kërkim të të mbijetuarve. Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas tha se rreth 100 persona ishin në meshë në momentin e shembjes. Mediat lokale raportuan se ishte një pagëzim. Një numër fëmijësh besohet të jenë në mesin e të bllokuarve dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.