Piloti i Pramac Racing, Jorge Martin bëri një performancë të jashtëzakonshme në garën sprint të MotoGP të Çmimit të Madh të Japonisë. Ai e nisi nga pole-position dhe triumfoi me suksesin e fundit që e shton presionin te kampioni botëror Francesco Bagnaia.
Për Martin kjo është gara e pestë sprint e fituar pasi ai siguroi pole-position e tij të dytë në këtë sezon. Spanjolli 25-vjeçar kryesoi nga fillimi dhe pas tij e mbyllën Brad Binder i KTM-së dhe piloti i Dukatit Bagnaia. Diferenca mes Martin dhe Banjaias në renditjen e përgjithshme të pilotëve shkon në tetë pikë. Pas një beteje të fortë me kampionin në fuqi, Jack Miller e mbylli në vend të katërt.
Francezi Johann Zarco përfundoi i pesti përpara Marco Bezzecchi të VR46, i cili fitoi Çmimin e Madh të Indisë javën e shkuar. Gjashtë herë kampioni botëror Marc Marquez e mbylli garën sprint në vend të gjashtë.