Shpesh na ndodh të mos ndjehemi rehat gjatë natës dhe të mos bëjmë gjumë të qetë. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por me rëndësi është të gjejmë një zgjidhje.
Dietologët dhe ekspertët e shëndetit sugjerojnë bajamen, si një ushqim që mund të na ndihmojë të kemi një gjumë më të qetë. Pse? Bajamja përmban të gjithë përbërësit që ndikojnë direkt në përmirësimin e gjumit.
Konsumimi i bajameve ndihmon trupin të gjejë menjëherë qetësinë e nevojshme për të rënë në gjumë.
Bajamet janë të pasura me proteina dhe izolojnë urinë e tepërt në darkë. Por më shumë se sa frenojnë urinë ato përmbajnë pesë elementë të rëndësishëm ushqyes të cilët përmirësojnë gjumin.