Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar që efektivët e Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.
Kjo thirrje e Vuçiç vjen në kohën kur autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se është rritur prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore.
Vuçiç bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar sipas tij, lëvizjet e rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës dhe të mbrojnë popullatën serbe.
Sulmet e 24 shtatorit në veri të Kosovës i morën jetën efektivit Afrim Bunjaku dhe plagosën një tjetër. Bunjaku u shpall hero nga presidentja Vjosa Osmani.