Mallorca ndali ecurinë e fitoreve të Barcelonës në La Liga. Vedat Muriqi u shënoi katalanasve dhe dha edhe një asist në sfidën që përfundoi 2-2 në “Son Moix”.
Sulmuesi i dardanëve kaloi Majorkën në avantazh pas tetë minutash lojë pas pasimit të Antonio Sançez. Katër minuta nga fundi i pjesës së parë, Rafinja barazoi rezultatin.
Por Mallorca u tregua agresive dhe në shtesën e pjesës së parë, Muriqi pasoi për Prats që realizoi golin e avantazhit.
Në vazhdim, trajneri Çavi aktivizon Levandovskin, Fermin dhe Xhamal, e të tre ndërtuan golin e barazimit. Në të 75’, Fermin Lopez mposhti portierin Rajkoviç. Trajneri i blaugranave Çavi dha përshtypjet e tij për sfidën.
‘Mendoj se ishte një ndeshje e fortë, me tension Majorka luajti mirë, ne u treguam agresivë, por kjo nuk mjaftoi. Ne krijuam shumë raste për gol, por ishte për të ardhur keq që nuk realizuam më tepër’, u shpreh trajneri i Barcelonës. Në sfidën tjetër, Sevija shkatërroi Almerian me rezultatin 5-1 në stadiumin “Sançez Pizjuan”.