Një zjarr i fuqishëm u ka marrë jetën mbi 100 personave dhe ka plagosur mbi 150 të tjerë në një lokal teksa zhvillohej një dasmë. 50 nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se mes viktimave është edhe dhëndri me nusen të cilët po martoheshin.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Al-Hamdaniya në Irakun verior, 30 km në jug-lindje të Mosulit.
Mbrojtja civile e Irakut tha se raportet fillestare treguan se fishekzjarrët e përdorura gjatë dasmës mund të kenë qenë shkaku i zjarrit por një hetim është hapur për këtë tragjedi.
Raportohet se materiali i paneleve mund të ketë ndihmuar përhapjen e flakëve, duke shkaktuar rënien e pjesëve të tavanit.