Modelja Juliana Nura i është futur garës së kërcimit, “Dancing With The Stars”. Ajo është zhvendosur në Tiranë ku do të kërcejë në krah të balerinit Dion Gjinika, me shpresën për t’i shkuar sa më gjatë kësaj gare.
Bukuroshja nga Drenica ka qenë e ftuar në Top Albanian Radio, ku ka folur rreth kësaj eksperience të re. Xhuli ka treguar edhe një anë tjetër të saj, atë që e lidh me fushën e mjekësisë, pasi dikur ka qenë studente e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
“Unë e kam përfunduar Mjekësinë e Përgjithshme. Kam punuar edhe si doktoreshë në Finlandë, kam punuar edhe në investime bankare, në banka të ndryshme nëpër botë. Pastaj kam shkuar te biznesi i fitnesit”, tha Xhuli në Top Albanian Radio.
Bukuroshja theksoi se fama e saj u rrit pas pjesëmarrjes së saj vitin e kaluar në Big Brother VIP Kosova ku arriti deri në finale.