Derbi kryeqytetas është spostuar më 19 tetor, ndryshe nga çka ishte planifikuar të luhej më 26 shtator.
Lajm i është njoftuar nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila thotë se spostimi do t’u japë mundësi tifozëve të të dyja skuadrave ta ndjekin nga afër në “Air Albania” sfidën e derbit.
Kujtojmë se po në “Air Albania”, Shqipëria pret Çekinë më 12 tetor, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024, kampionat i cili do të mbahet në Gjermani. Kombëtarja mundi 2-0 Poloninë në Tiranë, duke kryesuar grupin.