Senatori demokrat i Nju Xhersit, Robert Menendez, është paditur për pranimin e qindra mijëra dollarëve ryshfet.
Prokurorët thonë se Menendez dhe gruaja e tij pranuan shufra ari dhe zarfe me para nga biznesmenët e Nju Xhersit, për të ndihmuar fshehurazi qeverinë egjiptiane.
Akuzat vijnë pas një hetimi shumëvjeçar të Departamentit të Drejtësisë.
Përveç ndihmës për qeverinë egjiptiane, ata morën ryshfet për të përdorur pushtetin e Menendez si senator për të mbrojtur tre biznesmenë.