Thomas Muller ka thyer një rekord pas ndeshjes së djeshme me Manchester United, ku bavarezët fituan 4-1 në “Allianz Arena”.
Muller regjistroi fitoren e 100-të në Ligën e Kampioneve duke iu bashkuar dy futbollistëve me më shumë ndeshje të luajtura, Casillas (101) dhe Cristiano Ronaldo (115).
Interesante është edhe detaji në lidhje me Gnabrin, i cili i ka shënuar 47% të golave në Champions ndaj ekipeve të Premier League.