Bayer Munich mposhti në stadiumin “Alianz Arena” Manchester United rezultatin 4-3 në sfidën e Grupit A në Ligën e Kampioneve. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për gjermanët me gola të Sane dhe Gnabrit. Në nisje të 45 minutave të dyta, shkurtoi disavantazhin Hojlund.
Në të 54’, Kane shënoi për bavarezët me penallti. Kasemiro shkurtoi rezultatin, por Tel në shtesë realizoi të katërtin për Bajernin. Kasemiro u përgjigj me një tjetër gol. Për trajnerin e bavarezëve, Tomas Tuhel, kjo është një fitore e merituar, ndërsa tekniku i “Djajve të kuq” Erik ten Hag tha se kur shënon tre gola në Mynih, duhet të marrësh të paktën 1 pikë.
Në sfidën tjetër të grupit, Gallatasarai shmangu humbjen me Kopenhagenin në Stamboll, duke barazuar 2-2. Arsenali fitoi me poker golash kundër PSV Eindhovenit në stadiumin “Emirates” duke e nisur me këmbën e mbarë aventurën europiane. Ndërsa Sevija barazoi në shtëpi me Lens 1-1.
Napoli mposhti Bragën 2-1 në ndeshjen e parë të Grupit C të Ligës së Kampioneve dhe iu bashkua Real Madridit në krye të renditjes, që fitoi minimalisht në “Bernabeu” kundër Union Berlinit.