Një serial që rrëmbeu vëmendjen e thuajse të gjithë botës, duke thyer rekordet e shikueshmërisë.
Vjedhje, armë, ambicie, tradhti. Të gjitha vetëm për një qëllim: për të shtypur biliona euro nga Fabrika Kombëtare e Parave dhe Timbrit.
“La Casa de Papel” do të rikthehet me seri të reja të cilat pritet të nisin transmetimin në muajin Dhjetor në Netflix. Seriali është quajtur “La Casa de Papel – Berlin”, dhe ndryshe nga Berlini i sëmurë që vepron në komandën e profesorit, në seritë e reja Berlin do të shfaqet si organizatori i vjedhjes.
Ai bashkon një ekip për të vjedhur 44 milionë euro nga një prej shtëpive më të mëdha të ankandeve në Paris.