Një avion ushtarak italian është rrëzuar teksa merrte pjesë në një stërvitje akrobatike në Torino duke vrarë një vajzë 5-vjeçare e cila ndodhej në një makinë.
Piloti mbijetoi duke u hedhur disa momente përpara përplasjes ndërsa avioni mori flakë pranë aeroportit të Torinos.
Vëllai nëntë vjeçar i vajzës është plagosur rëndë, ndërsa prindërit e tyre kanë marrë djegie.
Zëvendëskryeministri Matteo Salvini tha se përplasja ishte një “tragjedi e tmerrshme”.
Sipas mediave lokale italiane, avioni mund të jetë përplasur me një tufë zogjsh, dhe njëri prej tyre dyshohet të jetë futur në motor duke e nxjerrë atë jashtë funksionit.