Stomaku është një ndër organet që preket më shumë nga ndikimi i stresit. Stresi kronik mund të ndryshojë lëngjet gastrike që prodhohen në stomak, qarkullimin e gjakut, lëvizshmërinë e zorrëve, përshkrueshmërinë e mukozës në stomak dhe ndjeshmërinë e tij.
Më poshtë keni disa këshilla se si të shmangni stresin për të mos dëmtuar stomakun.
Përpiquni të mos stresoheni
Neutronet në murin intestinal shpërndajnë të gjitha informacionet e nevojshme. Kjo nxjerr në pah një lidhje të fortë mes trurit dhe stomakut, rrjedhimisht impaktin e stresit në këtë organ. Kur jeni të stresuar, truri i dërgon stomakut mesazhe në formën e lëndëve kimike që shpërqendrojnë punën e stomakut.
Një stomak i shëndetshëm ka nevojë gjithashtu për qetësi, terapi aromash, stërvitje, ushqyerje të mirë dhe mbi të gjitha shumë të qeshura. E qeshura të zgjat jetën dhe mjekët mendojnë se e qeshura largon edhe stresin, duke prodhuar endorfina dhe duke ulur hormonin e stresit. Stomaku do t’ju falenderojë dhe bakteret e mira do të punojnë për mirëqenien tuaj.
Shmangni përdorimin e tepërt të antibiotikëve
Antibiotikët shkatërrojnë bakteret e mira për të cilat kemi nevojë, bashkë me bakteret e dëmshme që na sëmurin. Kjo prishje e harmonisë së brendshme shkakton probleme me larminë e baktereve në organizëm dhe ka një ndikim të rëndësishëm në shëndet.