Sorbitoli është një lloj karbohidrati që gjendet natyralisht tek disa fruta përfshirë mollët, kajsitë, hurmat e Arabisë, frutat e pyllit, pjeshkët, kumbullat dhe fiqtë. Nga ana tjetër, sorbitoli gjendet edhe si substancë artificiale industriale që përdoret në shurup, ushqime të paketuara, pije dhe barna. Në aspektin tregtar, sorbitoli përdoret për ruajtjen e lagështisë, për të ofruar ëmbëlsi, për të përmirësuar tretjen dhe shëndetin e gojës.
Përdorimet dhe vlerat e mundshme
Karbohidrate të tilla të ëmbla përdoren për të zëvendësuar sheqerin. Sorbitoli përmban dy të tretat e kalorive që ofron sheqeri por nga ana tjetër ofron 60 për qind të ëmbëlsisë. Ai nuk tretet plotësisht në zorrën e vogël dhe ka një ndikim tepër të vogël në nivelet e sheqerit në gjak. Ndryshe nga sheqeri i zakonshëm, sorbitoli nuk kontribuon në kavitetin e dhëmbëve dhe kjo është arsyeja përse përdoret për të ëmbëlsuar çamçakëzin dhe medikamentet në formë të lëngshme.
Efektet anësore të sorbitolit
Konsumi i tepruar i sorbitolit mund të shkaktojë fryrje dhe diarre tek disa njerëz, veçanërisht nëse nuk jeni mësuar ta konsumoni atë rregullisht. Diarreja, si një prej simptomave kryesore, shpesh shoqërohet me kontraktime e spazma por edhe të përziera.
Nëse e përdorni sorbitolin si laksativ, atë mund ta gjeni në formë të lëngshme ose në formën standarde. Ai mund të merret nga goja, të shoqërohet me ujë, me apo pa ushqim.
Sa i përket dozave të rekomanduara, disa studime kanë nxjerrë në pah më shumë efekte anësore nëse njeriu konsumon 10 gramë ose më shumë çdo ditë. Konsumi i tepruar i sorbitolit mund të ketë efekte të thella anësore në tretje por edhe të prishë ekuilibrat e elektroliteve. Ky karbohidrat nuk duhet shoqëruar me kalciumin ose nëse merrni barna për të ulur sasinë e kaliumit në gjak. Ndërveprimi mes tyre është shumë i dëmshëm për indet në aparatin tretës.