Leonardo Bonucci thuhet do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Juventusit pas largimit në merkaton e verës. Bonucci u stërvit veçmas gjatë para-sezonit pasi nuk ishte më pjesë e planeve të Massimiliano Allegrit.
Ai iu bashkua skuadrës së Bundesligës, Union Berlin, por Bonucci beson se Juventusi e dëmtoi atë duke e mbajtur jashtë ekipit për disa javë.
Siç raportohet, Bonucci do të padisë ish-klubin e tij, i cili dyshohet se nuk e vendosi në gjendjen e duhur për t’u stërvitur, duke thyer marrëveshjen kolektive me Shoqatën Italiane të Futbollistëve.
Mbrojtësi italian ka sqaruar se nëse fiton çështjen gjyqësore, do t’ia dhurojë shumën Neuroland, një OJQ që mbështet familjet e fëmijëve të shtruar në Departamentin e Neurokirurgjisë Pediatrike në Spitalin Regina Margherita në Torino dhe Live Onlus, e cila blen dhe dhuron defibrilatorë për klubet sportive, shkollat dhe komunat.