Arrat, si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor, janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës. Ato mund t’i konsumoni ndërmjet vakteve edhe pse përmbajnë shumë kalori.
Por, arrat luajnë një rol shumë të rëndësishëm për zemrën, pasi ato ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e saj. Arrat ulin nivelin e kolesterolit të keq. Ky i fundit luan një rol kryesor në bllokimin e enëve të gjakut.
Është mirë që të nisni t’i bëni pjesë të dietës suaj duke i konsumuar sipas dëshirës.