Pas rezultatit pozitiv të kombëtares në Pragë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar ekipin duke ritheksuar edhe një herë tjetër objektivin e madh të kuqezinjve, kualifikimin për në Kampionatin Europian 2024.
“Krenarë për këta djem, krenar për këtë skuadër, krenarë për tifozët tanë, krenarë për Kombëtaren shqiptare të futbollit! Nuk është koha për të festuar ende, kemi edhe katër finale në lojë. Më e rëndësishmja është sigurisht ajo e radhës ndaj Polonisë, të dielën e 10 shtatorit në stadiumin ‘Air Albania’, për të vetmen ëndërr që të gjithë ne kemi, kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Ëndrra nuk mbyllet këtu! Ëndrra për ‘Gjermani 2024’ vazhdon…”, shkruan ndër të tjera Duka.
Ndeshja e radhës e Kombëtares është Poloninë më datë 10 shtator në orën 20:45.