DASHI
Qielli flet për ndjenjat dhe ju duhet të kënaqeni me ndikimin pozitiv të yjeve. Do të jeni në gjendje të krijoni mundësi dhe zgjidhje të shkëlqyera për të ardhmen. Në punë bëni kujdes që të zgjidhni projektet që do të përfundoni mirë. Përndryshe rrezikoni të përballeni me gabime dhe zgjedhje të gabuara.
DEMI
Ju e keni çliruar veten nga hëna e kundërt edhe nëse kjo nuk do të thotë të jeni në gjendje të zgjidhni të gjitha problemet e dashurisë. Gjithçka duket të jetë e ngadaltë në punë. Ndoshta ju keni vënë bast për kalin e gabuar dhe tani po paguani çmimin.
BINJAKËT
Në dashuri duhet të jeni shumë të kujdesshëm në këtë ditë dhe të mos bëni lëvizje të rrezikshme. Në punë është një moment mërzie, kërkoni stimuj të rinj.
GAFORRJA
Ditë e bukur për dashurinë dhe në punë, bëni kujdes të mos u jepni hapësirë zënkave të kota me kolegët. Rrezikoni të prishni marrëdhënien e punës dhe atmosferën e mirë me ata që ju rrethojnë. Jini veçanërisht të kujdesshëm që të mos debatoni me eprorët.
LUANI
Dita është ideale për të bërë një lëvizje në dashuri, veçanërisht nëse ka dikë që ju pëlqen. Në punë vlerësoni mirë propozimet e reja.
VIRGJËRESHA
Kujdes nga provokimet në dashuri, do të ishte më mirë të mos nervozoheni. Në punë mirë për ata që kanë biznesin e tyre. Mund të realizoni projekte të shkëlqyera dhe të mbyllni marrëveshje të rëndësishme.
PESHORJA
Dita është e mirë për ndjenjat edhe nëse mund të bini në mendime negative. Në punë nuk do arrini dot të ruani kontrollin mbi gjithçka. Nga ana tjetër, duhet të keni parasysh se mund të ketë probleme dhe keqkuptime në minutën e fundit.
AKREPI
Yjet flasin për një rikuperim të mirë në dashuri. Në punë është një moment ideal për të nisur projekte të reja. Mund të ndërtoni diçka të veçantë.
SHIGJETARI
Yjet nuk flasin për emocione të mëdha sot, ndaj mos prisni gjëra të mëdha nga dashuria. Në punë është më mirë të bëni një pushim për t’u karikuar ashtu siç duhet.
BRICJAPI
Në dashuri do të mund të përjetoni emocione të forta. Në punë gjithçka është ende e pasigurt, por duhet të përpiqeni të kuptoni se cilin drejtim duhet të merrni. Do të jeni të shkëlqyer për të përjetuar kënaqësi tëmëdha.
UJORI
Në dashuri jeni në një fazë rikuperimi me Marsin që ju jep një shtysë të mirë. Në punë duhet të përgatisni një plan sulmi.
PESHQIT
Venusin e keni përballë dhe ftesa është të mos krijoni panik në dashuri. Në punë nëse jeni në pritje të përgjigjeve do i merrni ato menjëherë. Ndoshta një rritje e shumëpritur ose një detyrë e re.