Disa mund ta kenë problem të flenë në një dhomë vetëm dhe pa dritë. Por, sipas ekspertëve, nëse flini me dritë ndezur sado komode të jetë për ju, shkakton disa dëme në shëndet.
Drita i dërgon trurit sinjalin se është koha për t’u zgjuar. Errësira, në vend të kësaj, e lejon atë të relaksohet, duke e përgatitur atë që është koha për të fjetur. Drita stimulon trurin, gjë që bie ndesh me funksionin natyral të trupit gjatë orëve të mbrëmjes dhe ndikon negativisht.
Në këtë mënyrë duke fjetur me dritë ndezur ne prishim regjimin e gjumit.
Redukton cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit
Siç thekson hulumtimi i vitit 2019 i publikuar në Chronobiology International, edhe nivelet e ulëta të dritës ndikojnë në ritmin cirkadian, edhe kur sytë tuaj janë të mbyllur.
Rrit rrezikun e sëmundjeve kronike
Mungesa e gjumit ka qenë e lidhur me zhvillimin e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe depresionit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).