Bulmeti është mjaft i mirë për shëndetin tonë, ashtu si çdo ushqim tjetër i shëndetshëm. Sidomos, djathi, na jep disa përfitime të dobishme për organizimin tonë duke filluar nga dhëmbët e deri te kockat.
Më poshtë, njihuni me disa nga përfitimet shëndetësore që ne marrim nga konsumi i djathit.
Është i mirë për dhëmbët
Djathi ka nivele të larta të kalciumit, i cili është krucial për dhëmbë dhe eshtra të shëndetshëm. Sipas Bill Schaeffer, kirurg dental, kalciumi ndihmon në formimin e dhëmbëve, por edhe kontribuon në nofull më të fortë.
Përmban vitamina esencialë
Llojet e ndryshme të djathit përmbajnë vitamina të shumtë, përfshirë vitaminën A, B2, B6, B12, D dhe K. Vitamina A ndihmon në funksionin e sistemit të imunitetit; vitamina B2 ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës, syve dhe sistemit nervor; dhe vitamina B6 ndihmon në formimin e hemoglobinës.
Vitamina b12 përfshihet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut; vitamina D e rregullon kalciumin në trup; dhe vitamina K nevojitet për ‘bllokadat’ e gjakut – u ndihmon plagëve të shërohen siç duhet.
Djathi është burim i mirë i proteinës
Në fund, djathi mbetet burim i mirë i proteinës – nutrient esencial që është përgjegjës për ndërtimin e indeve, qelizave dhe muskujve, por edhe në rregullimin e hormoneve dhe antitrupave.