Treni godet punëtorët e mirëmbajtjes së trasesë në Itali dhe shkakton 5 viktima, më i riu është i moshës 22 vjeç. Aksidenti ka ndodhur pak minuta pas mesnate në linjën Torino-Milano, mes Chivasso-s dhe Brandizzo-s, në një zonë ku po kryheshin punime mirëmbajtje nga një kontraktor.
Treni që goditi punonjësit po udhëtonte me 160 km në orë në drejtim të Torinos. Treni pasagjerëve ishte bosh dhe transportonte vagona nga një stacion në tjetrin. Grupi i punëtorëve ishte i zënë duke ndërruar rreth dhjetë metra trase. Përplasja nuk la rrugëdalje për viktimat, të cilat u tërhoqën zvarrë me qindra metra. Pas përplasjes, autokolona ndaloi një kilometër nga pika e përplasjes. Pezullohet lëvizja e trenave në zonë pas tragjedisë.