Superylli i Manchester City-t, Erling Haaland, fitoi çmimin Lojtari i Vitit për meshkujt e PFA, pas sezonit të tij të parë në Premier League.
Sulmuesi norvegjez shënoi 52 gola në të gjitha ndeshjet për skuadrën e Pep Guardiolës. Haaland e mposhti konkurrencën nga Kevin De Bruyne dhe John Stones të Cityt, Martin Odegaard nga Arsenal dhe Bukayo Saka dhe Harry Kane nga Spurs.
“Është një nder të fitosh këtë çmim prestigjioz. Të jesh i njohur nga konkurrenca jote është një ndjenjë e mrekullueshme dhe do të doja të falënderoja të gjithë ata që votuan për mua. Ne krijuam disa kujtime të pabesueshme sezonin e kaluar, por tani duam të bëjmë të njëjtën gjë përsëri”, tha Haaland.