Në pjesën e parë të ditës, ultësira perëndimore paraqitet me intervale kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore.
Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim, vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat veriore dhe verilindore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen si në dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.