Ron Cephas Jones, një aktor veteran i skenës, i cili fitoi dy çmime Emmy, ka vdekur në moshën 66-vjeçare.
Menaxheri i Jones, Dan Spilo, tha se aktori vdiq “për shkak të një problemi të gjatë pulmonar”.
Jones kreu një transplant të mushkërive në vitin 2020 për shkak të sëmundjes kronike obstruktive pulmonare dhe kaloi gati dy muaj në një spital në Los Anxhelos.