Balltze Cheems, qeni që frymëzoi një seri meme-sh në mediat sociale, ngordhi më 18 gusht. Lajmin e konfirmuan pronarët e tij me një postim në Instagram.
Balltze vuante nga një sëmundje e rëndë dhe në operacionin e tij të fundit ai ra në koma për të mos u zgjuar më.
“Ball Ball ra në gjumë më 18/8. Ai ra në gjumë të premten në mëngjes gjatë operacionit të tij të fundit të torakentezës. Fillimisht, ne donim të organizonim kimioterapi ose trajtim tjetër të mundshëm për të pas këtij operacioni, por tani është tepër vonë,” shkruan pronarët në postim.
Balltze mori famë në vitin 2017, kur fotot e tij u bënë virale. Ai ishte 12 vjeç dhe jetonte në Hong Kong me pronaren e saj Kathy, e cila e adoptoi atë. Mimikat e tij u kthyen në meme, pasi përdoreshin për të përshkruar situata të veçanta dhe komike.