Ky është projekti i jashtëzakonshëm në Arabinë Saudite për të ndërtuar një qytet 1 triliard dollarësh të quajtur “The Line”
Nuk ka rrugë, makina apo emetime, do të funksionoje me 100% energji të rinovueshme dhe 95% e tokës do të ruhet për natyrën. Shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve do të kenë prioritet mbi transportin dhe infrastrukturën, ndryshe nga qytetet tradicionale.
‘The Line’ do të strehojë 9 milionë njerëz dhe do të ndërtohet në një hapësirë prej vetëm 34 kilometrash katrore. Kjo do të nënkuptojë një gjurmë të reduktuar të infrastrukturës, duke krijuar efikasitete të papara në funksionet e qytetit. Klima ideale gjatë gjithë vitit do të sigurojë që banorët të shijojnë natyrën përreth.
Banorët do të kenë gjithashtu akses në të gjitha gjërat thelbësore ditore brenda një shëtitjeje pesëminutëshe.