Ukraina sulmon Moskën sërish me drone. Objektiv ka qenë një ndërtese biznesi, ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar panik në qytet. Kryebashkiaku Sergei Sobyanin pretendoi se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar dronin dhe mbetjet e tij ranë në Qendrën Expo të qytetit.
Sulmi ndodhi rreth orës 04:00 me orën lokale dhe nuk raportohet për viktima. Expo Center është një hapësirë e madhe ekspozite e përdorur për konferenca dhe konventa dhe ndodhet më pak se 5 km nga Kremlini.
Një agjenci shtetërore ruse e lajmeve, Tass raportoi se një nga muret e jashtme të qendrës ishte shembur pjesërisht, duke cituar shërbimet e urgjencës. Ai tha se zona e prekur ishte rreth 30 m2.
Disa orë para sulmit të fundit në Moskë, një dron ukrainas u shkatërrua gjatë një tentative sulmi ndaj flotës detare ruse në Detin e Zi, tha ministria ruse e mbrojtjes.